×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    KQZ nis publikimin e rezultateve të para

    Reporteri
    28 Dhjetor 2025 | 19:52

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve të para nga zgjedhjet e mbajtura sot.

    Nga 100 vendvotimet e numëruara deri tash apo 3.91%, prin VV me 43.28 %.

    E dyta renditet PDK me 18.40%, pasuar nga LDK me  12.96% dhe AAK me 8.28%, shkruan Reporteri.net.

    Në total janë 2 mijë e 557 vendvotime.

    Nga 1,999,204 qytetarë me të drejtë vote, në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë gjithsej 890,859 votues, sipas mbi 98% të të dhënave në vendvotime, të procesuara nga KQZ-ja.

    Sipas Exit Poll’ve që u prezantuan menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, VV renditet e para, pasuar nga PDK, LDK dhe AAK./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!