Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjdhjeve të 28 Dhjetorit, shkruan Reporteri.net.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka treguar rezultatet përfundimtare që ka fituar secila parti dhe ulëset e fituara në Kuvend.
“Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025, janë si në vijim: Lëvizja Vetëvendosje 51.10%, Partia Demokratike e Kosovës 20.19%, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.50%, Srpska Lista 4.49%, Nisma Socialdemokrate 1.59%, Kosovah Demokratik Türk Partisi 0.57%, Za Slobodu Pravdu i Opstanak 0.51%, Koalicija Vakat 0.42%, Nova Demokratska Stranka 0.41%, Inicijativa E Re Demokratike e Kosovës 0.21%, Socijal Demokratska Unija 0.27%, Partia Liberale Egjiptiane 0.24%, P-S-A 0.22%, P-A-I P-D-A-K L-P-P 0.21%, Jedinstvena Goranska Partija 0.16%, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 0.12%, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 0.10%. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 0.10%, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar 0.10%, Fjala 0.09%, Inisitiativa Qytetare për Kosovë 0.08%, Kosovski Savez 0.06%, Nexhmedin Sejdillar 0.03%, Kosovaki Nevi Romani Partia 0.02%”, tha ai.
“Në vijim kemi subjektet dhe ulëset që kanë fituar dhe kandidatët. Atëherë, Lëvizja Vetëvendosje me 57 ulëse të fituara, PDK ka fitura 22 ulse, nga LDK ka fituar 15 ulse, AAK 6 ulse”, tha Radoniqi.
KQZ-ja ka ndarë në dy votime shpalljen e rezultateve, në votimin e parë ka përfshirë të gjitha partitë e në të dytin kanë votuar vetëm për shpalljen e rezultateve për Listën Serbe me 3 vota për, dy kundër. /Reporteri.net/.