×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    KQZ sot mban mbledhje, në rend dite përgatitjet për ditën e zgjedhjeve

    Reporteri
    07 Shkurt 2025 | 8:20
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbaj mbledhjen e radhës, ku pritet të diskutohen përgatitjet për ditën e zgjedhjeve 9 shkurt 2025.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se po ashtu në rend dite janë disa pika ndër to edhe shqyrtimi dhe miratimi i listë së zyrtarëve të MPJD-së për angazhim në Përfaqësi Diplomatike në ditën e zgjedhjeve.

    “Shqyrtimi dhe miratimi i listë së zyrtarëve të MPJD-së për angazhim në Përfaqësi Diplomatike në ditën e zgjedhjeve, shqyrtimi dhe miratimi i zëvendësimit të anëtareve të KVV-ve, shqyrtimi dhe miratimi i numrit të KVEL-ve dhe shqyrtimi dhe miratimi i planit operacional për ditën e zgjedhjeve”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!