×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Zgjedhjet

    Krasniqi takohet me Hargreaves: PDK-ja po mirëpritet anë e kënd Kosovës, përkrahje masive nga qytetarët

    Reporteri
    29 Janar 2025 | 15:22

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në zyre ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, në veçanti fushatën zgjedhore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në njoftimin e PDK-së thuhet se Kryetari Krasniqi e ka njoftuar ambasadorin Hargreaves me vizionin dhe programin e PDK-së dhe të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, i cili ka në fokus zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.

    “Kosova mundet ma mirë” po mirëpritet anë e kënd Kosovës, me një mobilizim dhe përkrahje masive nga qytetarët.

    “Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të japë kontributin e saj për një proces zgjedhor të lirë, transparent, fer dhe demokratik”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!