×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Krerët e Listës Serbe ia mësyjnë në grumbull qendrave të votimit

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 8:35
    Foto: Kossev

    Në Mitrovicë të Veriut, janë hapur vendvotimet dhe ka nisur votimi për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Drejtuesit e Listës Serbe janë parë duke shkuar për të votuar në mënyrë kolektive. Ata janë mbledhur bashkë me qytetarë para zyrave të partisë dhe janë nisur drejt qendrave të  votimit në grumbull, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Pas votimit, kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, tha se pret proces të qetë zgjedhor dhe demokratik.

    Ndërkohë, siç raportoi Kossev, gjatë ditës së djeshme qytetarët  serbë kishin marrë mesazhe, të ngjashme me proceset e mëparshme zgjedhore, për t’iu përgjigjur votimit kolektiv./Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!