×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / Video

    Kurti i bën thirrje qytetarëve: Dilni votoni, secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme

    Reporteri
    28 Dhjetor 2025 | 17:11

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin e të votojnë.

    Teksa kanë mbetur edhe dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve, Kurti thotë se sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit.

    “Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit. Ju dua” tha ai.

    Ky është adresimi i plotë i tij:

    Të dashur qytetarë,

    Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës.

    Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit.

    Ju dua.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!