×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Zgjedhjet e 9 shkurtit

    Kurti në Mitrovicë: S’do të ketë më banda kriminale, targa ilegale e ngritje të barrikadave

    Reporteri
    12 Janar 2025 | 19:06

    Kryeministri Albin Kurti në tubimin elektoral në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ka thënë se bandat kriminale nuk do të sundojnë më.

    “Nuk ka më e nuk do të ketë kurrë më sundim të bandave kriminale, nuk ka më e nuk do të ketë kurrë më qarkullim të targave ilegale, nuk ka më e nuk do të ketë kurrë më ngritje të barrikadave, nuk ka më dhe nuk do të ketë kurrë më prodhim të kriptovalutave, Fuqia e ligjit të drejtë në Republikën e Kosovës ngadhënjen gjithmmonë, cep më cep të Mitrovicës e Republikës së Kosovës”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Kryeministri foli edhe për arritjet, dhe thumboi ish-qeveritë e kaluara.

    Ai tutje tha se për rritje ekonomike janë tre herë më të shpejtë se ish-qeveritë e kaluara, dhe katër herë më të shpejtë për punësim. /Reporteri.net/,

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!