×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Zgjedhjet e 9 shkurtit

    Kurti i bën sërish thirrje mërgatës për regjistrim: Katër minuta të kohës suaj, katër vjet vendimtare për Kosovën

    Reporteri
    26 Dhjetor 2024 | 11:21

    Përmes një video të publikuar në Facebook, nga vetura, Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje sërish mërgatës për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai ka bërë të ditur se afati i fundit është sot në ora 23:59.

    “Mërgatë e dashur, ju falënderoj të gjithëve që jeni regjistruar për të votuar nga jashtë vendit në ambasadat e konsullatat tona dhe përmes postës. Afati i fundit është sonte, ora 23:59 minuta. Andaj ju që ende nuk jeni regjistruar, regjistrohuni dhe përfiton

    Kurti thotë se katër minuta nga koha e secilit mërgimtarë, janë katër vite vendimtare për Kosovën.

    “E di që jeni të angazhuar me punë dhe obligime. Por, ju premtoj që procedura nuk ju merr më shumë se 4 minuta kohë. 4 minuta të kohës suaj të vlefshme, për 4 vjet vendimtare për Kosovën, për progresin dhe sigurinë e shtetit tonë. Ju që jeni regjistruar, kontaktoni miqtë dhe familjarët tuaj, e meqë tashmë e dini si bëhet regjistrimi, ndihmoni edhe ata që të regjistrohen suksesshëm. Pa regjistrim nuk ka votim, Regjistrohuni online në platformën e KQZ-së për të votuar nga jashtë për zgjedhjet e shkurtit 2025. Vota juaj është e drejtë demokratike dhe shërbim i pazëvendësueshëm për vendin. Ju faleminderit e u jemi mirënjohës përherë. Të fala e mirupafshim”, ka shtuar Kurti.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri dje janë aprovuar 75,211 kërkesa për regjistrim.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se 4,581 kërkesa janë refuzuar.

    /Reporteri.net/

    Dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora, mbi 75 mijë kërkesa të aprovuara deri dje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!