×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Ky është orari i konferencave të KQZ-së për zgjedhjet e sotme

    Reporteri
    28 Dhjetor 2025 | 7:01
    Fotografi ilustruese nga arkivi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka planifikuar mbajtjen e disa konferencave gjatë ditës së sotme, me qëllim të informimit për ecurinë e procesit të votimit në ditën e zgjedhjeve të parakohshme.

    Nga KQZ njoftohet se, konferenca e parë që do të mbahet do të jetë ajo e orës 08:00.

    Njoftimi:

    Konferenca e parë do të mbahet në orën 08:00 dhe ka për qëllim të njoftojë qytetarët lidhur me hapjen e qendrave të votimit.

    Konferenca e dytë do të mbahet në orën 11:30. Në këtë konferencë do të bëhet e ditur pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 si dhe ecuria e procesit zgjedhor.

    Konferenca e tretë do të mbahet në orën 15:30 për të prezantuar të dhënat lidhur me daljen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë.

    Konferenca e katërt do të mbahet në orën 19:30, ku do të bëhet e ditur përfundimi i procesit të votimit, pjesëmarrja në zgjedhje dhe fillimin e numërimit të fletëvotimeve.

    Për orën e saktë të mbajtjes së konferencës së pestë, për publikimin e rezultateve preliminare të subjekteve politike, KQZ-ja do të njoftojë me kohë.

    Përveç këtyre konferencave të rregullta, KQZ do të publikojë në platformën e rezultateve statistika nga pjesëmarrja e votuesve në votime, në këto orare: 09:00, 13:00 dhe 17:00.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!