×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    LDK-ja dënon gjuhën e Kurtit: Shenjë paniku nga rënia e lirë në terren

    Reporteri
    22 Janar 2025 | 11:44

    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri Albin Kurti kundrejt partive opozitare, veçanërisht ndaj LDK-së.

    Ai tha se sjellja e Kurtit është pasojë e frikës që ai po ndjen nga informacionet që po merr në terren, të cilat, sipas tij, tregojnë se “në aspektin e votës, është në rënie të lirë.”

    “Dënoj gjuhën e ulët që kryeministri aktual, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, drejton ndaj partive opozitare e në veçanti ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës. Siç e kam thënë edhe më parë, kjo është një shenjë paniku nga dëshpërimi për shkak të informacionit që i vjen nga terreni, nga qytetarët, se ai tashmë, në aspektin e votës, është në rënie të lirë”, tha Mustafa.

    Ai shprehu bindjen se LDK-ja është në rrugën drejt fitores dhe se qytetarët kanë vendosur t’i japin besimin e udhëheqjes së vendit Lumir Abdixhikut, kandidatit për kryeministër të kësaj partie.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës është bërë një me popullin dhe fitorja e LDK-së më 9 shkurt është në duart e qytetarëve, të cilët kanë vendosur që LDK-ja do të udhëheqë Qeverinë e ardhshme, me kryeministrin Lumir Abdixhiku në krye”, deklaroi më tej Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!