×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / 9 shkurti

    LDK me tubim masiv në Ferizaj, Abdixhiku: Sa më të bashkuar kundërshtarët, aq më e fortë mbështetja popullore ndaj LDK-së

    Reporteri
    27 Janar 2025 | 19:40

    Pas atij në Pejë, Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubim masiv edhe në Ferizaj.

    Në fjalimin e tij para mijëra pjesëmarrësve, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, e përshkroi si “ndjenjë e kënaqësi e veçantë”, përgjigjen e qytetarëve ndaj “thirrjes për ndryshim”.

    Abdixhiku tha se “sa më të bashkuar kundërshtarët urrejtës”, mbështetja popullore për LDK-në bëhet më e madhe.

    “Sa më të bashkuar kundërshtarët urrejtës tanë, sa më të përafërt anti-rugovistët, aq më e madhe mbështetja popullore ndaj LDK-së. Sepse populli po flet.” – tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!