Besian Mustafa, nga Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka drejtuar kritika në adresë të partisë në pushtet, respektivisht Qeverisë së Kosovës.
Mustafa tha se pushteti i sotëm s’ka asnjë plan se si të kujdeset për të ardhmen e grave dhe fëmijëve.
Ai përmendi programin e “mësimit gjithëditor” që ka nisur të zbatohet në kryeqytet, për çka tha se do të zbatohet në krejt Kosovën.
Sipas Besian Mustafës, zbatimi i këtij projekti do t’ua mundësojë grave që të punojnë dhe të avancojnë në karrierë.
“Ky është vetëm një nga planet dhe programet që i kemi për ta bërë jetën e grave, jetën e nënave, një jetë shumë më të mirë”, tha Mustafa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.