×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Video

    LDK përfundon turneun paraelektoral, Abdixhiku: Mbështetësit na dhanë jetë, shpresë e zërin që na mungonte

    Reporteri
    26 Dhjetor 2024 | 12:06

    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se kjo parti ka përfunduar turneun paraelektoral, e që i njëjti i ka hapur vend fushatës elektorale që do të nisë më 11 janar të 2025.

    “Turneu paraelektoral i ndryshimit, përfundoj; për t’i hapur vend tani fushatës elektorale që do të nisë më 11 janar të vitit 2025. Ishte bukur, ishte zjarrtë, ishte thjeshtë madhështore – si asnjëherë më parë. LDK dhe mbështetësit tanë krijuan momentum të ri, si prelud i fitores të madhe për Republikën!

    I pari i LDK-së është shprehur se mbështetësit i kanë dhënë kësaj partie shpresë, jetë dhe zërin, për të cilin Abdixhiku ka thënë se i ka munguar kaherë.

    Ju i dhatë jetë lëvizjes sonë për ndryshim, ju i dhatë shpresë LDK-së dhe Kosovës për të ardhmen që na pret. Mbi të gjitha, ju na dhatë zërin që na mungonte kaherë. Ringritja jonë është e destinuar; e ardhmja jonë është thjeshtë e bukur! Ajo qëndron si refuzim estetik i ndarjes, përçarjes e urrejtjes që na shtyhet gjithandej.

    Kemi tjetër qëlllim, kemi tjetër vizion, kemi tjetër mendësi.

    Nga 11 janari deri më 9 shkurt dhe pas, bëhuni pjesë e festës sonë të madhe dhe takimeve e tubimeve të mëdha që do t’i kemi gjithandej! Ju presim! Sepse ndryshimi po vjen”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!