Në webfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka filluar publikimi i rezultateve të para nga zgjedhjet e mbajtura sot.

Deri tash janë numëruar 145 vendvotime. Në total janë 2 mijë e 557 vendvotime.

Rezultatet e KQZ’së mund t’i ndiqni në këtë link: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/results.

Reklamë

Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e 28 Dhjetorit, numri i votuesve që kanë dalë në proces, është mbi 899 mijë.

Zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme, janë votimet e dyta parlamentare brenda vitit 2025 në Kosovë, pas atyre të rregullta të 9 shkurtit që nuk sollën qeveri të re në vend. /Reporteri.net