Pas takimit përmbyllës të fushatës zgjedhore, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një mesazh optimist për strukturat e partisë.

“Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithmonë. Me këtë besim po ecim përpara. Të qetë në ndërgjegje, të fortë në vullnet dhe të bashkuar në qëllim. Sepse kjo është rruga jonë. Rruga e shpresës. Rruga e Lidhjes Demokratike të Kosovës. ✌️”, ka shkruar Abdixhiku në postimin e tij.

Reklamë