Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Shkëmb Manaj, ka mbajtur një takim me banorët e Vrellës së Istogut.
Manaj tha se Vrella mbetet një nga bazat më të fuqishme të LDK-së, duke theksuar se aty ku filloi historia e kësaj partie, vazhdon edhe sot rrugëtimi për shpresë dhe ndryshim.
Në një postim në rrjete sociale, Manaj falënderoi qytetarët e Vrellës për mbështetjen e dhënë, duke theksuar lidhjen e fortë historike dhe politike mes kësaj zone dhe LDK-së.
“Faleminderit nga zemra, Vrellë. Vrella është LDK dhe LDK është Vrellë. Aty ku filloi historia jonë, aty ku u vunë themelet e para të LDK-së në Istog”, ka shkruar Manaj.
Ai rikujtoi se LDK ka një rrugëtim të pandërprerë që nga viti 1989 e deri më sot, duke nënvizuar se përkushtimi ndaj vlerave të saj vazhdon.
“LDK njëherë. LDK përherë. Nga viti 1989 e deri sot. Rrugëtimi ynë vazhdon”, theksoi ai.
Në mesazhin e tij, Manaj u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhje të zgjedhin shpresën, duke përkrahur Lidhjen Demokratike të Kosovës me numrin 123, kryetarin e LDK-së dhe kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhiku me numrin 1, si dhe kandidaturën e tij për deputet me numrin 29.