Mbi 20 përqind e votave me kusht janë numëruar tashmë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 13 vendvotime, ku prin Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas rezultateve, VV ka 48.30%, PDK, 18.37%, LDK 13.45% DHE AAK 11.81%, shkruan Reporteri.net.
Në total, janë 57 vendvotime.

1.[1] ALBIN KURTI – 599 Vota
2.[2] GLAUK KONJUFCA – 455 Vota
3.[5] ALBULENA HAXHIU – 242 Vota
4.[6] HEKURAN MURATI – 234 Vota
5.[9] HAJRULLA ÇEKO – 217 Vota
1.[1] BEDRI HAMZA – 250 Vota
2.[30] ARIAN TAHIRI – 109 Vota
3.[15] PËRPARIM GRUDA – 91 Vota
4.[2] URAN ISMAILI – 86 Vota
5.[3] VLORA ÇITAKU – 71 Vota
1.[1] LUMIR ABDIXHIKU – 140 Vota
2.[3] HYKMETE BAJRAMI – 110 Vota
3.[6] AVDULLAH HOTI – 75 Vota
4.[2] KUJTIM SHALA – 71 Vota
5.[4] DOARSA KICA XHELILI – 69 Vota
1.[1] RAMUSH HARADINAJ – 148 Vota
2.[2] BESNIK TAHIRI – 98 Vota
3.[50] DAUT HARADINAJ – 93 Vota
4.[4] BEKË BERISHA – 68 Vota
5.[3] TIME KADRIJAJ – 65 Vota
Në total, vota me kusht janë 9 mijë e 990.
“Mund t’iu konfirmoj se sonte (e hënë, 5 janar 2026, ora 20:00) në QNR ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860”, ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ’së., Valmir Elezi.
Numërimi ka filluar edhe për votat e personave me nevoja të veçanta, por publikimi i rezultateve s’ka filluar ende. Nga ky votim, janë gjithsej 37 vendvotime.
Në ndërkohë, në QNR është duke u bërë vlerësimi dhe verifikimi i pakove me fletëvotime nga tërheqjet e realizuara më 2 janar nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, Neë York, Kanbera dhe Kopenhagë, nga ku janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, të cilat gjatë ditës së hënë, më 5 janar, janë sjellur në Kosovë.
“Pas vlerësimit dhe verifikimit, KQZ do të numëroj fletëvotimet e aprovuara. Gjithashtu, KQZ ka përmbyllur procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës. Më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime, të cilat, pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procedurave të njëjta, para numërimit”, ka thënë Elezi./Reporteri.net