×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / Detajet

    Mbi 65% të votave të numëruara, 87.46% veç për VV-në: Këta janë 10 më të votuarit e partive nëpër ambasada

    Reporteri
    02 Janar 2026 | 23:39

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të partive politike dhe kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

    Deri më tani janë numëruar 26 nga 40 vendvotime, apo 65 për qind e totalit të votave në ambasada.

    Reporteri.net ju sjell listën e dhjetë kandidatëve më të votuar për secilën parti politike në përfaqësitë diplomatike.

    Lëvizja Vetëvendosje

    Albin Kurti – 6,298 vota

    Glauk Konjufca – 5,431 vota

    Albulena Haxhiu – 3,691 vota

    Hekuran Murati – 3,386 vota

    Donika Gërvalla-Schwarz – 3,376 vota

    Xhelal Sveçla – 2,970 vota

    Hajrulla Çeko – 2,299 vota

    Mimoza Kusari Lila – 2,132 vota

    Avni Dehari – 1,920 vota

    Ejup Maqedonci – 1,895 vota

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

    Bedri Hamza – 378 vota

    Përparim Gruda – 218 vota

    Arian Tahiri – 217 vota

    Vlora Çitaku – 186 vota

    Uran Ismaili – 155 vota

    Sala Jashari – 145 vota

    Enver Hoxhaj – 130 vota

    Arben Mustafa – 104 vota

    Xhavit Haliti – 100 vota

    Ganimete Musliu – 99 vota

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

    Lumir Abdixhiku – 274 vota

    Hykmete Bajrami – 234 vota

    Ukë Rugova – 212 vota

    Doarsa Kica Xhelili – 173 vota

    Avdullah Hoti – 171 vota

    Kujtim Shala – 160 vota

    Anton Quni – 158 vota

    Armend Zemaj – 115 vota

    Adelina Thaqi Meta – 98 vota

    Lutfi Haziri – 92 vota

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

    Ramush Haradinaj – 104 vota

    Daut Haradinaj – 71 vota

    Besnik Tahiri – 67 vota

    Agim Çeku – 58 vota

    Bekë Berisha – 56 vota

    Burim Ramadani – 41 vota

    Time Kadrijaj – 38 vota

    Arber Tolaj – 34 vota

    Pal Lekaj – 25 vota

    Arton Demhasaj – 25 vota

    Sipas rezultateve të deritanishme nga votimi në ambasada, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm me 87.46 për qind, apo 7,127 vota.

    Pas saj renditen: PDK me 5.52 për qind ose 450 vota, LDK me 4.70 për qind ose 383 vota dhe AAK me 1.44 për qind ose 117 vota. /Reporteri,net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!