×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / Detajet

    Me mbi 338 mijë vota, Albin Kurti vendos rekord të ri zgjedhor

    Reporteri
    02 Janar 2026 | 18:55

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, e ka thyer rekordin e tij që e kishte vendosur në zgjedhjet e 9 shkurtit, si lideri më i votuar.

    Nga numërimi i 96. 17 përqind të votave për deputetë, Kurti ka marrë 338 mijë 731 vota.

    Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, Kurti fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

    Nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, ende s’janë numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!