Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij në Vrellë dhe Shushicë të Istogut ka theksuar angazhimin e partisë për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
Ai u shpreh se thirrja për ndryshim dhe për një jetë më të mirë është shndërruar në një përgjegjësi qytetare të çdo qytetari të Kosovës.
Postimi i tij:
Në Vrellë dhe Shushicë të Istogut, ashtu si në çdo fshat tjetër anembanë Kosovës, thirrja jonë për #MaMirë është shndërruar në një përgjegjësi qytetare. Me Bedri Hamzën Kryeministër, #MaMirë do të jetë për të gjithë. Fitore!