×
  • Lajme
  • -->
    Zgjedhjet 2025

    Memli Krasniqi në Ferizaj: PDK-ja e ka rikthyer pulsin, kjo është partia e Hashim Thaçit e Kadri Veselit

    Reporteri
    12 Janar 2025 | 17:46

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin dhe se po rikthehet si forca kryesore politike në vend.

    Ajo tha gjithashtu se kjo është partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe që siç u shpreh Krasniqi, e ka në ADN, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    “Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin, Partia Demokratike e Kosovës po rikthehet si forca kryesore politike në vend”.

    “Kjo është partia e së kalurës tonë të lavdishme, e së tashmes tonë krenare dhe mbi të gjitha, partia e së ardhshmes premtuese, për një Kosovë më të mirë për secilin qytetarë të vendin tonë, anë e mbanë, se kjo është partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, kjo është partia që e ka në ADN, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kjo është partia shtetformuese dhe shtetndërtuese”, ka deklaruar Krasniqi.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!