Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa përmes një konference për media i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë të drejtë vote ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.
Ai theksoi se qytetarët vendosin të ardhmen e Kosovës, ndërsa falënderoi të gjithë ata që kanë votuar deri tani.
“Falënderoj të gjithë qytetarët që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. Në këto pak orë që kanë mbetur, të gjithë ata që kanë të drejtë vote ta shfrytëzojnë këtë.
Nga të gjitha rezultatet nga terreni, procesi po ecën shumë mirë. Natyrisht ju bëjmë thirrje atyre që janë proces të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre. I ftoj të gjithë qytetarët ta realizojnë të drejtën e votës dhe i bëjë ftesë të gjithë qytetarëve pa dallim, ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar për të vendosur për të ardhmen e Kosovës”, tha ai.
/Reporteri.net/