×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / KQZ

    Nis shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit në një shtypshkronjë në Slloveni

    Reporteri
    23 Janar 2025 | 16:58
    Fotografi ilustruese nga arkivi

    Ka filluar shtypja e fletvotimeve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më nëntë shkurt 2025.

    KQZ përmes një njoftimi, ka bërë me dije se fletëvotimet po shtypen në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë.

    Sipas zëdhënësit, Valmir Elezi, “ky proces po zhvillohet sipas standardeve ndërkombëtare” dhe nën mbikëqyrjen e një delegacioni të udhëhequr nga Kreshnik Radoniqi.

    Po ashtu ai ka bërë me dije se po shtypen edhe broshurat me listat e kandidatëve.

    KQZ ka marrë vendim që për zgjedhje të shtypen 1,752,650 fletëvotime, prej të cilave 1,664,100 për votimin në vendvotime të rregullta; 28,450 për votimin me kusht; 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë; dhe 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike.

    Bazuar në Listën Votuese të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2,075,868 votues, prej të cilëve 1,970,944 votues janë votues që i takojnë Listës Votuese brenda Kosovës dhe 104,924 votues janë pjesë e Listës Votuese jashtë Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!