×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / KQZ

    Numërimi i mbi 90% të votave me postë: Vetëvendosje 71.97%, LDK 10.55%, PDK 8.94%

    Reporteri
    05 Janar 2026 | 16:19

    Në QNR po vazhdon numërimi i votave me postë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas të dhënave të fundit, deri më tani janë procesuar 85 nga 92 vendvotime, apo 92,39 për qind e totalit nga votat që janë sjellur deri më tani.

    Rezultate deri në këtë fazë të numërimit  tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm edhe në votimin me postë, duke siguruar 71.97 për qind të votave, apo gjithsej 17,730 vota, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.55 për qind, përkatësisht 2,600 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 8.94 për qind të votave, apo 2,203 vota.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) renditet e katërta me 4.17 për qind të votave, që përkthehet në 1,027 vota.

    Ndërkohë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se planifikojnë që sot të vazhdojnë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara.

    Bëhet fjalë për rreth 12 mijë e 760 vota.

    “Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, po planifikojmë dhe po bëjmë përpjekje që të fillojmë me numërimin e në numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta. Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.”/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!