Në procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, i cili ka arritur 99,82% të vendvotimeve (2,831 nga 2,836), disa kandidatë kanë kaluar pragun e 100 mijë votave, duke siguruar një rezultat të lartë në garën për Kuvendin e Kosovës.

Nga nëntë kandidatët që kanë tejkaluar 100 mijë vota, tetë janë nga Vetëvendosje, ndërsa vetëm një kandidat është nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Lista e kandidatëve dhe votat e tyre:

Reklamë

Vetëvendosje (VV):

Albin Kurti – 400 mijë e 189 vota

Glauk Konjufca – 315 mijë e 138 vota

Albulena Haxhiu – 172 mijë e 71 vota

Hekuran Murati – 169 mijë e 349 vota

Reklamë

Donika Gërvalla-Schwarz – 151 mijë e 606 vota

Xhelal Sveçla – 136 mijë e 553 vota

Hajrulla Çeko – 121 mijë e 510 vota

Avni Dehari – 107 mijë e 417 vota

Reklamë

PDK:

Bedri Hamza – 161 mijë e 471 vota

Rezultatet tregojnë se liderët e LDK dhe AAK, nuk kanë arritur pragun e 100 mijë votave.