×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / Rezultatet

    Numërohen 100% e votave të rregullta

    Reporteri
    30 Dhjetor 2025 | 9:07

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

    Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, fituese e zgjedhjeve të së dielës është Lëvizja Vetëvendosje me 433 mijë e 394 vota.

    Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.

    Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota. Teksa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.

    Ndërkohë, në Qendrat Komunale të Numërimit, edhe sot po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

    Deri më tani janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të publikojë përditësimet./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!