×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Numërohen 70% e votave: Albulena Haxhiu e kalon 100 mijëshin, Dimal Basha shumë mbrapa

    Reporteri
    31 Dhjetor 2025 | 10:47

    Mbi 70 përqind e votave të kandidatëve për deputetë kanë përfunduar së numëruari. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 1 mijë e 810 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa janë gjithsej.

    Në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati për kryeministër i kësaj partie Albin Kurti deri më tani ka 245 mijë e 222 vota, pasuar nga Glauk Konjufca me 190 mijë e 973 vota.

    Shifrën prej 100 mijë votash e ka kaluar edhe Albulena Haxhiu, e cila deri më tan ka  100 mijë e 113 vota.

    Pas Haxhiut në top dhjetëshen më të votuar të VV-së janë edhe Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçl, Hajulla Çeku, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila e Ejup Maqedonci.

    Por mbrapa me vota ka mbetur Dimal Basha, i cili u zgjodh deputet edhe në legjislaturën e kaluar, e më pas edhe kryetar Kuvendi.

    Basha deri më tani ka arritur të marrë 15,358  vota, duke qenë larg prej më të votuarve të partisë.

    Aktualisht, ai renditet i 38-ti në listën e kandidatëve më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!