×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / Rezultatet

    Numërohen 90.66% të votave me postë

    Reporteri
    08 Janar 2026 | 22:45

    Në Qendrën e Numërimit të Votave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po vazhdon numërimi i votave me postë. 

    Deri më tani janë numëruar mbi 90 për qind të votave me postë.

    Sipas përditësimit të fundit janë numëruar 90.66% të votave ose 168 nga 182 vendvotime, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm në rezultatet e numërimit të deritanishëm të votave.

    Sipas të dhënave aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 72.64 për qind të votave, apo 31,496 vota. Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.20 për qind, përkatësisht 4,422 vota.

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 9.23 për qind të votave, apo 4,003 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 3.97 për qind, me gjithsej 1,721 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!