31.58%  e votave me kusht janë numëruar tashmë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 18 vendvotime, ku prin Lëvizja Vetëvendosje.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në këtë proces prin Lëvizja Vetëvendosje prin me 49.81 për qind apo 1313 vota.

Vendin e dytë e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 20.45 për qind apo 539 vota.

Reklamë

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës 11.65 për qind apo 307 vota si dhe vendin e katër është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka arritur t’i marrë 236 vota apo 8.95%./Reporteri.net/