Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të partive politike nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Sipas të dhënave  deri më tani janë proceduar 29 nga 40 vendvotime, apo 72.50 për qind e totalit.

Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm me 87.30 për qind të votave, apo 8,401 vota.

Reklamë

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 5.47 për qind, apo 526 vota, ndërsa pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 4.79 për qind, përkatësisht 461 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 1.54 për qind të votave, apo 148 vota.