×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Numërohen rreth 20% e votave, garë e ngushtë mes Doarsa Kicës dhe Avdullah Hotit për radhitjen në vendin e katërt në LDK

    Reporteri
    29 Dhjetor 2025 | 21:26

    Garë e ngushtë po zhvillohet në listën e LDK’së për vendin e katërt, tani kur janë numëruar rreth 20 përqind e votave.

    Nga numërimi i votave të para ishte Doarsa Kica-Xhelili e cila renditej e katërta, por më pas Avdullah Hoti është ngjitur në këtë pozitë e ajo ka mbetur në vendin e pestë tek më të votuarit e kësaj partie.

    Dallimi mes tyre është për tri vota. Hoti ka 6 mijë e 842 vota, derisa Kica-Xhelili 6 mijë e 839, shkruan Reporteri.net.

    Deri tani janë numëruar 18.58 përqind e votave. Këto vota janë nga 475 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa janë gjithsej./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!