Në Qendrën e Numërimit të Votave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka përfunduar i votave të fundit me postë.

Sipas përditësimit të fundit , Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm.

Vetëvendosje ka siguruar 72.68 për qind të votave, apo 33,556 vota. Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 9.99 për qind, përkatësisht 4,611 vota.

Reklamë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 9.22 për qind të votave, apo 4,259 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 3.90 për qind, me gjithsej 1,801 vota.

Numërimi i këtyre fletëvotiimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Me përmbylljen e këtij procesi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka thënë është i gatshëm të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Megjithatë, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike kanë të drejtë të paraqesin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48 orëve nga momenti i ndodhjes së shkeljes së supozuar që lidhet me administrimin e numërimit në QNR.

Reklamë

Sipas rezultateve të përmbledhura, Vetëvendosje ka fituar 51.11 për qind, apo 57 mandate në Kuvend, PDK ka siguruar 20.19 për qind apo 22 mandate, pasuar nga LDK-ja me 13,23 për qind apo 15 mandate dhe AAK-ja me 5.50 përqind apo 6 mandate./Reporteri.net/