×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Pas Istogut, Abdixhiku pritet nga një numër i madh i banorëve të Rugovës së Pejës

    Reporteri
    19 Janar 2025 | 15:54

    Kryetari i LDK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është pritur nga një numër i madh i banorëve të Rugovës së Pejës.

    Pas tubimit që pati në Istog, kreu i LDK-së do t’i drejtohet qytetarëve të Rugovës.

    Komunën e Istogut, Abdixhiku e cilësoi si vetë LDK-ja.

    “Nuk është tubimi qendror, por vetëm një takim nëndege – e qytetit – në Istog. Dje në Gurrakoc, sot në qytet – shpërthimi këtu nisi dhe s’ka të ndalur më! Istogu jo vetëm që është me LDK-në, është vet LDK-ja”, tha Abdixhiku në Istog.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!