×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    “PDK besoj se do të rritet dhe në të ardhmen do të jetë parti fituese”, Hamza u përgjigjet kritikave për opozitarizëm të dobët

    Reporteri
    29 Dhjetor 2025 | 12:03

    Pas rezultatit nga zgjedhjet e 28 dhejtorit, Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka mbajtur sot konferencë për media.

    I pyetur nga gazetarja e Gazetës Online Reporteri.net, Leonora Kolukaj për kritikat e marra për opozitë-bërje, Hamza ka theksuar se koha ka qenë shumë e shkurtër që të merret me organizimin e partisë pasi ka vetëm një muaj që ka marrë drejtimin e saj.

    Ai paralajmëroi se PDK shumë shpejt do të futet në proces zgjedhor, ndërsa sa i përket fushatës, Kryetari Hamza tha se ajo ka qenë shumë aktive dhe është bërë përpjekje maksimale që të shpjegohet programi i partisë që ai drejton.

    “Unë e kam marrë PDK-në para një muaj dite. Koha ka qenë shumë e shkurtër që me u marrë me organizimin në parti. Po deklaroj sot që PDK do të futet shpejt në proces zgjedhor dhe do të fillon prej bazës, prej nën degëve deri në zgjedhjen e të gjitha organeve të partisë. Prandaj, nëse i referoheni 10 ditëshit, fushata ka qenë shumë aktive edhe në terren edhe në rrjetet sociale, edhe në televizonte kemi bërë përpjkekjen maksimale që të shpjegojmë programin tonë. Në një situatë komplekse bukur mirë të planifikuar se çfarë ndodhë, besoj që PDK ka bërë punë të mirë dhe ka rujt votën e vet dhe besoj që në të ardhmen do të rritet dhe do të jetë parti fituese.”, tha Hamza në konferencë.

    /Reporteri.net/

    https://reporteri.net/lajme/zgjedhjet-2025/hamza-pdk-e-ka-ruajtur-voten-e-vete-pozita-i-ka-pergjegjesite-e-veta-sjam-prej-atyre-qe-fshihem/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!