×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / KQZ

    Përfundon procesi i numërimit të votave për deputetë në katër komuna, këto janë ato

    Reporteri
    29 Dhjetor 2025 | 22:41

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në katër komuna është përmbyllur verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, shkruan Reporteri.net.

    Komunat në të cilat ka përfunduar ky proces janë: Hani i Elezit, Shtërpcë, Junik dhe Mamushë.

    KQZ ka bërë me dije se procesi po vazhdon në QKN-të e komunave të tjera, ndërkohë që të dhënat po përditësohen vazhdimisht në platformën e rezultateve./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!