×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Rafuna e LDK’së publikon pamje nga tubimi i mbrëmshëm: Nga secila përgjegjësi e pozicion, Tophanja do të jetë gjithmonë prioriteti im

    Reporteri
    17 Janar 2025 | 12:42

    Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Rafuna, ka publikuar fotografi nga tubimi i mbajtur mbrëmë në lagjen Tophane.

    Rafuna ka thënë se nga secila përgjegjësi e pozicion, Tophanja do të jetë gjithmonë prioritet për të.

    “Në Tophane, në lagjen ku është lindur babi im, mbrëmë u ndjeva jashtëzakonisht mirë në mesin e shumë miqëve të mi dhe të babit e poashtu strukturave tona të devotshme dhe qytetarëve të shumtë.  Faleminderit secilit nga ju për pritjen dhe mbështetjen e ngrohtë. Nga secila përgjegjësi e pozicion, Tophanja do të jetë gjithmonë prioriteti im”, ka shkruar Rafuna.

    Rafuna garon në listën e LDK’së me numër 45.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!