Shefja e Asambleistëve të LDK’së, njëherit candidate për deputete nga kjo parti, Jeta Rafuna, ka treguar problemet që kanë pasur me Qeverinë Kurti si Kryeqytet për realizimin e projekteve.
Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, Rafuna ka deklaruar se qeveria ua ka bllokuar pesë milionë euro për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes,
“Edhe bartjen e mjeteve na e kanë vonu deri në 7-8 muaj. Na i kanë blloku edhe pesë milionë euro për Ngrohtoren “Termokos”…Na i kanë blloku pa asnjë arsyetim”, ka thënë Rafuna.
Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka pranuar humbjen e zgjedhjeve në vitin 2021 në Komunën e Prishtinës.
“Nuk kisha mujt me besu qysh një qeveri e bllokon një kryeqytet vetëm për arsye sepse ata me sa po e shoh unë ende nuk janë pajtu me humbjen në Prishtinë në vitin 2021”, ka thënë Rafuna./Reporteri.net