×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / Mijëra vota minus

    Rinumërohen 687 vendvotime, vazhdojnë ndryshimet në vota për disa kandidatë

    Reporteri
    20 Janar 2026 | 9:15

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendimin që të rinumërohen 2557 vendvotimet.

    Deri më tash, bazuar në përditësimin e fundit janë rinumëruar 687 vendvotime, ku po vazhdon të ketë lëvizje te votat e kandidatëve për deputetë.

    Dallime të dukshme janë vërejtur tek votat e disa kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Kësaj liste i prin Fetah Paçarizi, ku deri më tani rezulton të ketë 6,027 vota më pak,  pasuar nga  Nait Hasani po ashtu i PDK-së që ka 3,409 vota më pak. 2,357 vota del se i janë shtuar Kujtim Gashit e Luljeta Veseli Gutajt 2,097 vota deri më tani.

    Pas LDK-së, lëvizja të mëdha në vota janë vërejtur edhe në LDK. Sipas të dhënave aktuale, Xhavit Uka nga kjo parti ka -1,595 vota më pak, pasuar nga Driton Selmanaj me 1,048 Vota, Anton Quni me 531 vota më pak, e Visar Azemi me 421 vota më pak.

    Te Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka 632 Vota më pak, pasuar nga Rea Krasniqi me -548 Vota, Dafina Alishani me -463 vota, e Valon Ramadani me -409 vota./Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!