×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Rreth 40% të numëruara, top 5 e VV-së: Kurti e Konjufca lënë mbrapa bashkëpartiakët e tyre

    Reporteri
    30 Dhjetor 2025 | 14:28

    KQZ ka procesuar 39.15% të votave të numëruara të kandidatëve për deputet. Në Lëvizjen Vetëvendosje, kreu i saj, Albin Kurti deri tani ka marrë 134 mijë e 245 vota, shkruan Reporteri.net.

    Në vend të dytë është Glauk Konjufca me 104 mijë e 695 vota.

    Pas tij, është me 54 mijë e 680 vota Albulena Haxhiu.

    Hekuran Murati është në vend të katërt me 54 mihjë e 192 vota, ndërsa në vend të pestë Donika Gërvalla-Schwarz me 48 mijë e 210 vota.

    Nga rezultatet preliminiare, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.34%.

    Partia Demokratike e Kosovës 20.98%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.57%.

    Pas saj, vjen AAK-ja me 5.66%.

    /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!