Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar kreun e vetëvendosjes, Albin Kurti lidhur me përdorimin e emrit të Presidentit historik Ibrahim Rugova.
Sipas Krasniqit, Kurti dikur e kishte cilësuar Rugovën si “kolaboracionist”, ndërsa sot po flet në emër të tij për arsye politike. Ajo ka thënë se ky veprim përbën një hipokrizi politike dhe është një fyerje për familjen Rugova, historinë dhe qytetarët.
Krasniqi ka theksuar se Rugova dhe LDK-ja përfaqësojnë urtësi, maturi dhe orientim perëndimor, vlera që, sipas saj, Kurti i ka kundërshtuar gjatë viteve.