Në një tubim parazgjedhor të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, qytetarët e Vushtrrisë shprehën mbështetjen e tyre për LDK-në dhe kandidaten Rrezarta Krasniqi, e cila garon për një mandat në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Krasniqit, entuziazmi dhe përkrahja e qytetarëve për numrin 123, që sipas saj do të sjellë Dr. Lumir Abdixhikun si Kryeministër pas 28 dhjetorit, tregojnë dëshirën e qytetarëve për një Kosovë më të zhvilluar dhe me shpresa për të ardhmen.
“Faleminderit nga zemra për dashurinë dhe besimin! Entuziazmi për t’i dhënë shpresë Kosovës është më i madh se asnjëherë më parë,” tha Krasniqi gjatë tubimit.