Kandidati i LDK-së për deputet nga Prizreni, Driton Selmnaja, ka folur poasi doli minus 1 mijë vota pas rinumërimit.
Ai për Reporteri.net ka thënë se ndihet keq dhe i dëmtuar nga ky proces, dhe se nëse gjendet vetëm një fakt që e implikon atë në manipulim me vota do të japë dorëheqje nga jeta publike dhe nuk do të shfaqet më në televizione.
“Ndjehem shumë keq, i dëmtuar nga ky proces, nëse një fakt i vetëm më aplikon mua si kandidat drjetpërdrejt apo indirekt jap dorëheqje nga jeta publike, dhe kurrë s’do merrem jo me politikë, por nuk do të dalë në televizion”.
“Kushdo që e ka bërë me dëshirë, pa dëshirë, me vullnet, pa vullnet, duhet ta thotë fjalën e vet, kush e ka organizu, kam dyshimet e mia se del edhe përtej partisë time. Organet e drejtësisë po punojnë shumë, jam në dispozicion të organeve hetuese 24 orë, për të ndihmu nëse mundem me ndihmu, sepse zbardhja e të vërtetës më së shumti më bën nder mua”, ka thënë Selmanaj për Reporteri.net.
Selmanaj bëri të ditur se deri tani nuk është kontaktuar nga Prokuroria, por është i hapur kurdo që e thërrasin për të thënë fjalën e tij.
“Ende jo, jam i gatshëm kurdo herë të ndihmojë sa mundem, informatat që kam, jam 24 orë i hapur”, tha Selmanaj për Reporteri.net.