×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Vendimi

    Shfrytëzoi Shtëpinë e Shëndetit për fushatë, Limaj dënohet nga PZAP me tetë mijë euro

    Reporteri
    21 Janar 2025 | 16:10

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar me tetë mijë euro koalicionin “Për Kosovën fituese”.

    Ky vendim i PZAP vjen pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje. VV është ankuar se kryetari i NISMA, Fatmir Limaj ka mbajtur tubim zgjedhor dhe takim me punonjës të Shtëpisë së Shëndetit në

    Malishevë “Shpëtim Robaj” në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.

    Sipas ankesës me këtë veprim janë shfrytëzuar institucionet publike të shëndetësisë për tubime zgjedhore.

    “Paneli, ka gjetur se postimi i fotografisë dhe tekstit mbi të postuar në llogarinë e facebook-ut të kandidatit për deputet nga radhët e Koalicionit AAK-Nisma, Fatmir Limaj, të ofruara si provë materiale, në ankesë të Subjektit Politike LVV, dhe shkresave tjera të lëndës, ka vlerësuar se nga ana e kandidatit për deputet nga radhët e Koalicionit AAK-Nisma, është shkelur Rregulla Zgjedhore Nr.07.2024 për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës së Zgjedhjeve dhe Deklarimin Financiar, pasi që subjekti në fjalë, me qëllim të promovimit të programit të subjektit të tyre politik, gjatë fushatës zgjedhore, ka mbajtur tubim zgjedhor në ambientet e Shtëpisë së Shëndetit në Malishevë “Shpëtim Robaj”, dhe në këtë foto konstatohet se në këtë tubim zgjedhor është përfshirë edhe stafi mjekësor, veprim ky i cili bien ë kundërshtim me dispozitën e nenit 36 par 2, Ligji Nr.8/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës parashihet se: “Gjatë fushatës zgjedhore asnjë subjekt politik nuk inkurajon ose përfiton nga nëpunësi publik duke përdorur pozitën publike të tij ose saj për të zhvilluar fushatë për subjektin politik.”, thuhet në arsyetim të vendimit.

    Vendimi:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!