Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka falënderuar qytetarët e Suharekës për pjesëmarrjen në tubimin e sontëm të partisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Manaj ka theksuar mbështetjen e qytetarëve dhe ka rikujtuar historikun e LDK-së në këtë qytet.

“Faleminderit nga zemra, Suharekë! Suhareka e Ukë Bytyçit kthehet në rrënjët e saj dhe vulos fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës. LDK njëherë, LDK përherë!”

Reklamë

Ai ka përmendur gjithashtu kryetarin e listës, Lumir Abdixhiku, dhe ka inkurajuar qytetarët që të votojnë për kandidatët e LDK-së: “Zgjedh shpresën, LDK 123. Lumir Abdixhiku 1. Shkëmb Manaj 29.”