Partia Demokratike e Kosoës ka mbajtur tubim zgjedhor në Mushtisht të Suharekës, fshatin e këngëtares Shkurte Fejza. 

E pranishme ishte edhe vetë këngëtarja. Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi duke përdorur vargjet e këngës së Shkurte Fejzës ka njoftuar për këtë tubim.

“Mbrëmë, në Mushtisht, morëm fjalë, varg e çark, për t’i thurur kangë një Kosove ma të mirë, të denjë për ëndrrat e fëmijëve tanë. Faleminderit për pritjen, ngrohtësinë dhe mbështetjen e sinqertë, Mushtisht! Thirrja juaj është misioni ynë: Kosovën do ta bëjmë #MaMirë! #PDK131 #MaMirë”, ka shkruar ai.

Reklamë