×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Zgjedhjet e 9 Shkurtit

    Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora

    Reporteri
    26 Dhjetor 2024 | 7:46

    Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht do të përfundojë sot, më 26 dhjetor 2024.

    Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë pasur mundësi të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  gjatë kësaj periudhe ka inkujaruar të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor Kosovë, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar.

    Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Subjektet e mëdha tashmë ka kohë që kanë nisur parafushatën zgjedhore, derisa periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të fillojë zyrtarisht më 11 janar, 2025.

    Nga ato zgjedhje do të dalë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, që ka 120 deputetë.

    Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!