×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Kandidati për kryeministër

    Stadiumi, Autostrada e Anamoravës, 10 milionë për Spitalin Rajonal, këto janë premtimet e Abdixhikut në Gjilan

    Reporteri
    23 Janar 2025 | 18:14

    Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur takimin e radhës me qytetarët në komunën e Gjilanit te nëndega ‘Kodra e Dëshmorëve’ , ku prezantoi disa nga projektet milionëshe për këtë qytet.

    “Nëndega ‘Kodra e Dëshmorëve’ në Gjilan ishte destinacioni ynë i radhës. Në gjithë madhështinë e takimit, që tani në nivel të nëndegëve po na shndërrohen në tubime madhore, prezantova projektet kryesore për Gjilanin.” – ka shkruar Abdixhiku.

    Ai përmendi ndërtimin e Stadiumit të Futbollit, Autostradën e Anamoravës deri te Dheu i Bardhë, përmirësimin e arsimit me mësim tërëditor, dhe një investim prej 10 milionë eurosh në Spitalin Rajonal, me synimin ta shndërrojë atë në një “qendër ekselence.”

    “Nga Stadiumi i Futbollit, tek Autostrada e Anamoravës – deri te Dheu i Bardhë; mësimi tërëditor, e deri te investimi 10 milionësh në Spitalin Rajonal me qëllim të transformimit të tij në një qendër të ekselencës! Frymë! Frymë e madhe gjithandej! Vazhdojmë në Degën 2 në Prishtinë e në mbrëmje në tubimin e zjarrtë në Batllavë në Podujevë! Lutë, e kandidatë, ju faleminderit për gjithë punën!” – tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!