×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Takimi me struktura në Llap iu shndërrua në tubim të madh, Abdixhiku: Faleminderit për këtë mbështetje

    Reporteri
    21 Dhjetor 2024 | 22:01

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka takuar strukturat e partisë në Llap.

    Abdixhiku ka thënë se  çfarë u nis si një darkë e zakonshme, u shndërrua në tubim të madh.

    I pari i LDK-së ka shkruar edhe se ‘‘Llapi nuk di ndryshe më’’.

    Postimi i plotë:

    Ajo çfarë kishte nisur veç si një darkë e zakonshme fundviti me struktura në Llap, shpejtë u shndërrua në një tubim të madh me ardhjen e pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë nga kjo anë. Llapi nuk di ndryshe më! Kushtrimi i djathtë ka rënë tashmë!

    Sa shumë dashuri, sa shumë energji, sa shumë përkushtim për Lidhjen dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalojmë! Sonte, ky emocion ishte krejt i veçantë!

    Ju faleminderit për këtë mbështetje e këtë kryengritje! Ndryshimi, pa asnjë dyshim, po vjen!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!