Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jeta Rafuna ka thënë se 23 janari do të jetë ditë feste për degën e dytë të LDK-së, teksa ka njoftuar për tubimin që pritet të mbahet nesër.
Rafuna ka thënë se në këtë tubim që ajo është shprehur se do të jetë madhështor, do të dëshmohet se edhe Taslixhja, Taukbashqja, Qyteti i Vjetër i Prishtinës, Kolovica, Sofalia, Kacallarët e gjitha lagjet e kësaj dege janë me Lumir Abdixhikun dhe LDK-në.
Tubimi do të mbahet nesër, në orën 18:00, në shkollën “Gjergj Fishta”.
Postimi i plotë:
23 Janari ditë feste për Degën e Dytë të LDK-së.
Ju ftojmë të bashkoheni me ne në tubimin madhështor e të dëshmojmë se edhe Taslixhja, Taukbashqja, Qyteti i Vjetër i Prishtinës, Kolovica , Sofalia , Kacallarët e gjitha lagjet e kësaj dege janë me Lumir Abdixhikun dhe LDK-në.
Ju presim të ejten në ora 18:00 në Shkollën ikonike të kësaj dege në Gjergj Fishta.
#LumirAbdixhiku1
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.