×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Tubimi në Krushë të Madhe, Cana: Rruga e zhvillimit të vendit mishërohet me emrin e Bedri Hamzës

    Reporteri
    23 Janar 2025 | 14:47

    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Edon Cana ka shkruar për tubimin që dje kjo parti e pati në Krushë të Madhe.

    Cana në tubimin ku ishte prezent kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka thënë se rruga e zhvillimit të vendit, e njerëzve me integritet e të atyre që mbajnë fjalën mishërohet me një emër – Bedri Hamza.

    “Më 9 shkurt rrugën e zhvillimit, rrugën e integrimit, rrugën e kompetencës, rrugën e njerëzve me integritet e të njerëzve që e mbajnë fjalën dhe kjo mishërohet me një emër, Bedri Hamza”, ka thënë Cana.

    “Tubim madhështor në Krushën e Madhe të Ukshin Hotit, Krushën e grave të forta të cilat janë simbol i sakrificës dhe që janë shembull se si përmes punës së tyre vendosën te ringriten dhe të mos dorëzohen kurrë. Bashkë me qytetarët e këtij vendi të heroizmit dhe krenarisë, mirëpritëm kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza”, ka shkruar ai sipër videos së publikuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!